Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën Autoritetin Palestinez, thotë Biden
Në një opinion të botuar në Washington Post, presidenti amerikan thotë se Gaza dhe Bregu Perëndimor i pushtuar “duhet të ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse” – një Autoritet Palestinez i rigjallëruar.
“Gaza nuk duhet të përdoret më kurrë si një platformë për terrorizmin. Nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza, asnjë riokupim, asnjë rrethim apo bllokadë dhe asnjë reduktim të territorit. Dhe pas përfundimit të kësaj lufte, zërat e popullit palestinez dhe aspiratat e tyre duhet të jenë në qendër të qeverisjes pas krizës në Gaza”, shkroi ai.
Biden tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhojë burime për të rindërtuar Gazën menjëherë pas luftës, “duke përfshirë masat e përkohshme të sigurisë”.
“Dhe është e domosdoshme që asnjë kërcënim terrorist të mos dalë më kurrë nga Gaza apo Bregu Perëndimor”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lëshojnë ndalime vizash kundër “ekstremistëve” që kryejnë sulme në Bregun Perëndimor të pushtuar.