Gaza: Dhjetëra njerëz të vrarë në kampin e refugjatëve Jabalia
Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.
Disa pamje tregojnë banorët duke përdorur duart e tyre të zhveshura për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa të tjerët zbulojnë trupa të pajetë, duke përfshirë një foshnjë të pajetë, trupi i të cilit duket se është copëtuar.
Disa të lënduar në gjendje kritike po transportohen me barela apo edhe dyshekë.
“Ku është babai im?”, bërtiste një fëmijë i mbuluar me pluhur.
Jabalia, i cili është kampi më i madh i refugjatëve në Gaza është shënjestruar dy herë në dy ditë nga sulmet ajrore izraelite.
Kampi me popullsi të dendur në veri të enklavës së rrethuar mbulon një sipërfaqe prej 1.4 km katrorë.
Sipas OKB-së, ka rreth 116 mijë refugjatë të regjistruar në kamp, raporton “Al Jazeera”.