“Gazës po i mbaron uji, Gazës po i mbaron jeta”
16 tetor 2023
| 08:36
Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, ka folur për situatën e rëndë në Rripin e Gazës të dielën, duke theksuar krizën kritike humanitare.
Lazzarini theksoi se Gazës po i mbaron me shpejtësi uji dhe energjia elektrike dhe popullsia përballet me mungesa të mëdha ushqimore dhe ilaçesh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Gaza ‘po mbytet’ dhe duket se bota tani e ka humbur humanitetin e saj. Nëse shikojmë çështjen e ujit – të gjithë e dimë se uji është jetë – Gazës po i mbaron uji dhe Gazës po i mbaron jeta”, tha Lazzarini.
Ai përshkroi një katastrofë të paprecedentë humanitare me mijëra njerëz që kërkojnë strehim në objektet e UNRWA-s, ndërkohë që burimet po shpenzohen.