Gazeta angleze: Rita Ora perëndeshë në Kosovë (Foto)

18 shkurt 2018 | 14:20

Gazeta “Metro.co.uk” ka shkruar për koncertin e Rita Orës të mbajtur mbrëmë në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe rrugëtimin e saj në qytetin e lindjes.

Ky është shkrimi i gazetës angleze:

Rita Ora e ka dëshmuar se shtëpia është aty ku është zemra, ndërsa është kthyer në vendin e saj të lindjes për koncertin e Pavarësisë.

Familja e saj ishte larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta më 1991, para se këngëtarja të mbushte 1 vjeç, por kjo nuk e ka ndalur atë që të krenohet prej nga vjen, duke u kthyer në vendin e saj për të festuar një dekadë pavarësi nga Serbia.

Ajo ka folur për rrugëtimin në vendin e saj të lindjes. Duke folur para koncertit, këngëtarja 27-vjeçare ka thënë: “Ka qenë një rrugëtim i gjatë arritja deri në këtë pikë dhe mendoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të pabesueshëm për vendin tonë”.

 Rita e ka mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit, Prishtinës, aty ku është mbajtur koncerti, pasi turma e asaj që dukej të ishte mijëra njerëz është shfaqur në koncert. Ajo ka shkuar atje për të përformuar si “ambasadore dhe miku i tyre”, ka thënë ajo në rrjetet sociale, para se të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj.

 Këngëtarja  ka shtuar se ishte “aq e ngazëllyer që do të përformoj në qytetin tim sonte”. Deri më tani viti 2018 ka qenë shumë i mirë për Ritën, dhe kur e mendon se jemi vetëm në ditën e 49-të të tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se…