Gazeta e njohur gjermane: May ka shpallur fundin e saj politik
Në editorialin e sotëm, gazeta gjermane “FrankfurterAllgemeine Zeitung” komenton kryeministren britanike, Theresa May dhe dëshirën e saj për t’u larguar sapo Brexit të finalizohet.
“Theresa May, e cila mundi David Cameron, tashmë, në një mënyrë apo një tjetër, ka shpallur fundin e saj politik”, ka shkruar “FAZ”.
“Nëse do të ketë një shumicë për marrëveshjen – sigurisht nëse votimi bëhet – në fund të fundit nuk do të jetë ajo që do të merret me BE-në në të ardhmen. Por, pasardhësit e saj”, ka theksuar gazeta.
“Mes grindjeve britanike, ky mund të jetë një test shumë i mirë në kapacitetin e vuajtjeve të një njeriu. Në rastin e një Brexit të vështirë, ish-sekretari i tij, Dominic Raab ka bërë thirrje për të dyja palët që të zhvillojnë bisedime për kufizimin e dëmeve në mënyrë realiste dhe pragmatike”, ka shtuar “FAZ”.
“Duke gjykuar nga ngjarjet e fundit, duhet thënë se ky njeri është një cinik, naiv ose një shakaxhi”, ka përfundon gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”./javanew.al/