Gazeta e njohur italiane e krahason Kosovën me Donbasin

02 janar 2023 | 09:25

Gazeta më e lexuar dhe njëra nga më të vjetrat në Itali, “Corriere Della Sera”, ka publikuar një artikull në të cilin e krahason situatën në pjesën veriore të Kosovës me gjendjen në rajonin lindor të Ukrainës Donbas. Krahasim mes Kosovës e Donbasit ka bërë më parë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus e ka përmendur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 për pavarësinë e Kosovës për ta justifikuar njohjen e pavarësisë së rajoneve Donetsk e Luhansk të Ukrainës.

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Srecko Dukiq, ka thënë se ky krahasim nënkupton se Putini, në të vërtetë, e njeh Kosovës si shtet të pavarur, përcjell Nacionale.

Sidoqoftë, konteksti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe rrugëtimi i vendit tonë deri më 17 shkurt 2008 dallon shumë nga historia e rajonit lindor të Ukrainës. Ja çfarë shkruan gazeta italiane:Serbët dhe kosovarët janë sërish afër një konflikti të ri të armatosur. Duke vëzhguar situatën mund të imagjinohet se si do të jetë Donbassi pas 30 vjetësh.Koha në Ballkan është gjithmonë rrethore, ku gjithnjë rikthehet në pikën zero, atë të pikënisjes. Plagët ataviste dhe gabimet e fundit ndezin gjahun e hakmarrjes. Nacionalizmi ndezës është valuta e momentit.

Serbët dhe kosovarët janë afër një konflikti të armatosur. Serbia e rreshtoi ushtrinë afër kufirit me Kosovën. Kufi ky që definohet si “administrativ”, meqë shteti serb nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që u fitua pas luftës së vitit 1999.

Kështu Beogradi po synon që ta mbrojë pakicën serbe në Kosovë, ku janë të strehuar rreth 100 mijë bashkëkombës të vet, e që shtrihen në zonën e Mitrovicës, në veri të vendit.

Kryeministri Kurti (i cili në të kaluarën ka qenë i burgosur në burgjet serbe) është i vendosur që ta konsolidojë sovranitetin e fituar, gjë që ka nxitur protestat e pakicës serbe, të shtyrë nga Qeveria e Beogradit.

Për ditë të tëra ka qenë zonë e tensionuar, me provokime të vazhdueshme dhe incidente që kanë përfshirë edhe KFOR-in. Për fundin e vitit është rikthyer një qetësi e pasigurt.

Tensioni largon perspektiven që i konvenon të gjithëve: integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Mirëpo, tensioni është produkt i një skenari më të madh.

Kosova, vend i mbrojtur nga NATO dhe i përkrahur nga ShBA-ja, nuk njihet nga Rusia e Kina, e as nga disa shtete evropiane siç është Spanja.

Beogradi vijon të mbajë lidhje të forta me Moskën. Bombardimi i NATO-s më 1999 mbetet një plagë historike për Serbinë dhe një alibi e përsosur për Rusinë, që është në lojën e të drejtave të pakicave dhe të sovranitetit të shteteve. Dhe, duke vëzhguar Kosovën e sotme, mund ta imagjinojmë se çfarë do të jetë Donbasi pas 30 vjetësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut u mbyll sot, e hënë 2…