GAZETA “EPOKA E RE” E MUHAMET MAVRAJT DHE RAMIZ CERNICA

27 shtator 2024 | 22:38

Ismet Sylejmani

Para luftës së UÇK-së në vitin 1993, konkretisht më 9 Maj, me moton: “Kosova është e Shqipërisë dhe asaj duhet e do t’i takojë patjetër”, në fshatin Cernicë, nisën nderimet e mëdha publike popullore për Tribunin e Kombit Ramiz Cernicën, Heroin e Kuvendit të Kosovës në Prizren, gjeniun e bashkimit të kombit pas aneksimit te Kosovës nga Serbia pushtuese, më 8,9 dhe 10 Korrik të vitit 1945!
Me përfundimin e luftës së UÇK-së, dhe pas bombardimit nga SHBA dhe NATO, mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë dhe në tërë teritorin serb, dhe pas kapitullimit e largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova, në Kosovë filloi jeta e re, e lirë dhe e pavarur!

Në Kosovën e Lirë, filloi nderimi i gjithëçkaje kombëtare e atdhetare, në mesin e nderimeve të mëdha, ishte nderimi edhe i figurës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, me moton: “JO ME SERBINË, POR ME SHQIPËRINË”, thënia e fjalimit historik të Ramiz Cernicës!
Gazeta “Epoka e Re” e Muhamet Mavrajt, njoftoi gjerësisht në faqet e saj për nderimin kombëtar që iu bë Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Akademia Politike Kombëtare u mbajt në organizim të Klubit Politik”Afrim Zhitia”, në Prishtinë, më 3 Janar 2007, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë!
Në Prishtinë, më 27 Shtator 2011 u organizua promovimi i monografisë kushtuar Tribunit të Kombit Ramiz Cernica nga autori Ibrahim Kadriu, e cila u mbajt sikur herën e kaluar në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë me moton: Me Serbinë Jo, me Shqipërinë Po!
Gazeta “Epoka e Re” e Muhamet Mavrajt, njoftonte në ballë të ballinës së saj, mbajtjen e Akademisë Politike, me rastin e promovimit të monografisë kushtuar Simbolit të Bashkimit Kombëtar, Ramiz Cernica!
Në Gjilan, më 17 Nëntor 2012, në kuadër të nderimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u organizua nderimi për Ramiz Cernicën, me moton: 100 Vjet Shtet Shqiptar, Nderojmë Simbolin e Bashkimit Kombëtar!
Gazeta “Epoka e Re” e Muhamet Mavrajt, pasqyroi gjerësisht aktivitetin në nderim të figurës së Tribunit Ramiz Cernica të mbajtur në Qytetin e Gjilanit!
Gazeta “ Epoka e Re”, në faqet dhe portalin e saj, çdo gjë që u shkrua, të gjitha organizimet që u mbajtën, gurthemeli dhe vendosja e Shtatorës së Deputetit të Popullit, Heroit të Kuvendit të Kosovës në Gjilan,por edhe kurdo që u përkujtua figura historike e Tij, i dha hapsirën e zgjeruar në faqet e saj, madje edhe ballin e saj, siç është edhe ky rast para 13 viteve!
Epoka e Re dhe Ramiz Cernica, janë dy shtylla të mëdha të cilat janë dëshmi e madhe guximit heroik!
Ashtu sikur Deputeti Heroik i Kombit Ramiz Cernica, që pati guximin e pashembullt që kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe kundërshtoi aneksimin nga Serbia, edhe “Epoka e Re” me botuesin e saj Muhamet Mavraj, është gazeta më e guximshme shqiptare, e dëshmoi kur e botoi Dokumentin e Ahtisarit, por edhe një varg pafund të botimeve të guximshme në shërbim të Kombit!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Shtator 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti bëri…