Gazeta “Epoka e re” është pjesë e manifestimit për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë

14 janar 2025 | 12:08

Më 15 janar, në 19:30, gjithkund në botë, do të ndizen qirinj për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ftoi të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale dhe të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.

Si rezultat i një bashkërenditjeje të aktivitetit të institucioneve dhe shoqatave të ndryshme shqiptare, kjo ditë do të shënohet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali, Greqi, në SHBA dhe në vende të tjera!

Gazeta “Epoka e re” është pjesë e manifestimit për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën edhe…