Gazeta “Epoka e re” publikon projektligjin e ri të pagave
15 shkurt 2022
| 13:57
Projektligji i ri i pagave është gati dhe pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës. Burime të gazetës “Epoka e re” bëjnë me dije se një koeficient është llogaritur 120 euro. Më i larti koeficient në këtë projektligj është propozuar për presidenten e Kosovës, vlera e të cilit është 20, kurse vlera monetare është 2 400.00 euro pagë mujore. Kryeministri Albin Kurti me projektligjin e ri për paga do të ketë koeficient 19, që do të thotë se do të marrë pagë mujore 2 280.00 euro.
Më poshtë shikojini koeficientet e kategorive të tjera dhe shumëzoni me 120 për ta ditur pagën e zyrtarëve të tjerë. /Epoka e re/