Gazeta “Epoka e Re” shënoi 18 vjetorin e themelimit (Video)  

26 janar 2018 | 20:54

Drejtori i gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri,  deklaroi se gazeta “Epoka e Re”,  në 18 vjetorin e themelimit të saj po shënon rritje të lexuesve edhe pse mediat online kanë marrë primatin e lexuesve.

Ai ka thënë se epitetin gazeta më e guximshme shqiptare e ka marrë kjo gazetë për shumë arsye,  por ndër to është publikimi i raportit të Ahtisarit pavarësisht presionit ndërkombëtarë e vendorë.

Drejtori Zeqiri shtoi se Gazeta “Epoka e Re”, pavarësisht sfidave dhe financimit vetanak ka arritur të mbijetojë në tregun medial. Ai më tej deklaroi se qytetarët duhet të lexojnë më shumë gazetat si arkiva shtetërore dhe mediat duhet të fokusohen në fakte.

Me rastin e 18 vjetorit të themelimit të gazetës “Epoka e Re” , shumë personalitete të jetës politike, arsimore e shkencore kanë folur për rolin e sajë në informimin e publikut gjatë kësaj periudhe.

Ata kanë thënë se “shoqëria jonë ka nevojë për media të konsoliduara të cilat nuk e mjegullojnë opinionin publik,  por e qartësojnë atë”.

Gazeta “Epoka e Re” u themelua në vitin 1999-2000 nga një numër entuziastësh dhe botuesi Muhamet Mavraj.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155771935898859/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Koresë së Veriut ka vizituar sallën e…