Gazeta gjermane “Bild”: BE-ja synon të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas

14 nëntor 2022 | 19:01

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së vendosën sot të nisin stërvitjen e ushtarëve ukrainas.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild” në fazën e parë, rreth 15 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen fillimisht në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera të BE-së.

Brukseli dëshiron të ndihmojë trupat ukrainase në mënyrë që ata të mund të mbrohen edhe më mirë në mes të armiqësive me rusët.

Vendimi për fillimin e misionit stërvitor është marrë sot në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel, konfirmojnë diplomatët për Agjencinë Gjermane.

Dita e nesërme u caktua si data e fillimit të misionit stërvitor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti ishte e ftuar në…