Gazeta gjermane: Kosova i tregon Serbisë se është e gatshme për dialog

16 dhjetor 2018 | 17:04

Gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke thënë se kjo e fundit ia ka bërë me dije Serbisë se është e gatshme për dialog.

Sipas gazetës gjermane, kjo porosi është bërë pas votimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës, për dialog me Serbinë.

Në këtë artikull kjo gazetë ka shkruar se tensionet midis këtyre dy vendeve janë thelluar edhe më tej, pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar tre projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“FAZ”-i këtë artikull për Kosovën e shoqëron me fotografitë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është i rrethuar nga bashkë-partiakët e tij.

Linku i artikullit të plotë: https://www.faz.net/aktuell/politik/kosovo-parlament-billigt-team-fuer-verhandlungen-mit-belgrad-15944292/der-sprecher-des-kosovarischen-15944314.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i…