
Gazeta prestigjioze zvicerane shkruan për shpullën e Jozit ndaj Gjestit
Ngjarja që ka shkaktuar zemërim dhe debat të ashpër në rrjetet sociale në Shqipëri dhe Kosovë – incidenti fizik mes Jozefin Markut (Jozi) dhe reperit Gjesti në Big Brother VIP Albania 4 – tashmë ka kaluar kufijtë e rajonit dhe ka marrë vëmendje edhe nga media ndërkombëtare.
Një nga gazetat më të mëdha në Zvicër, 20 Minuten, i ka kushtuar një artikull të veçantë incidentit, duke pasqyruar momentin kur Jozi u përjashtua nga shtëpia dhe sulmoi fizikisht një nga finalistët e spektaklit.
“Bujë në ‘Big Brother VIP Albania’. Jozefin Marku u përjashtua nga shtëpia në gjysmëfinale të shtunën. Teksa u largua, i dha një shuplakë të fortë kandidatit Gjesti. Policia e arrestoi Markun”, shkruhet në artikullin e 20 Minuten, duke e përshkruar ngjarjen si të pazakontë për një spektakël televiziv.