Gazeta zvicerane: Paqja në Ballkan në rrezik, ambiciet për ‘Serbinë e Madhe’ vazhdojnë

13 gusht 2023 | 14:51

Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet. Ambiciet për “Serbinë e Madhe”, vazhdojnë.

Janë vetëm disa prej konkluzioneve të artikullit me titull: “Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën “Neue Zurcher Zeitung”.

Në artikull theksohet se presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.

Sipas autorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij, Sllobodan Millosheviq.

Rothert ka thënë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë, Vladimir Putini, të njohur si “Bota ruse”, dhe tani quhet “Bota serbe”.

Në artikull është thënë se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandër Vulin.

Ky i fundit, është sanksionuar nga ShBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik.

Aleksandër Vulin dhe Millorad Dodik, kishin marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se dy jave pushime të verës, nesër…