Gazetarët bojkotojnë Kurtin, lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë

23 prill 2025 | 12:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është bojkotuar sot nga përfaqësues të mediave.

Në një akt simbolik proteste, gazetarët kanë lanë pajisjet e tyre të punës në rrugë dhe u larguan nga vendi, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për refuzimin e vazhdueshëm të Kurtit për të komunikuar me mediat, raporton Ekonomia Online.

Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë që Kurti, sipas gazetarëve, ka shmangur deklaratat për shtyp dhe ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se ngërçi në Kuvend…