Gazetarët e sportit të Kosovës fituan turneun ‘Burim Hatipi’

20 maj 2021 | 16:53

Sot në kryeqytet është mbajtur turneu përkujtimor “Burim Hatipi” në organizim të SHGSK-së, kushtuar ish-futbollistit të KF “Prishtina” dhe ish-gazetarit sportiv të gazetës “Rilindja”.

Këtë turne e nderoi edhe presidenti Agim Ademi, drejtori i turizmit në Komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, familjarët e të ndjerit Burim Hatipi dhe personalitete tjera të shquara e gazetarë sportivë nga Kosova, Shqipëria dhe Ulqini.

Në këtë turne morën pjesë katër ekipe: Gazetarët Sportivë të Kosovës, Veteranët e FC Prishtina, Gazetarët Sportivë nga Shqipëria dhe ekipi i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Fitues i këtij turneu doli ekipi i Gazetarëve Sportivë të Kosovës, që në finale e mundi ekipin e Gazetarëve Sportivë nga Shqipëria, derisa në ndeshjen për vendin e tretë fitues doli ekipi i Veteranëve të FC Prishtina.

Në fund, trofeun kryesor të këtij turneu për ekipin fitues e ndau presidenti Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RAYA AND THE LAST DRAGON Çdo ditë në ora 16:00,…