Gazetarët investigativ, Artan Hoxha dhe Elton Qyno nën hetim nga SPAK-u

25 nëntor 2024 | 22:35

Dy gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme ndërsa janë paraqitur janë paraqitur pasditen e kësaj të hëne në SPAK. Hoxha dhe Qyno janë njohur me masën e Gjykatës, ku është caktuar për të dy detyrim paraqitje.

Gazetarët e kronikës kanë bërë një reagim drejtuar emisionit “Top Story” teksa Hoxha thotë se gjatë orëve të para të mëngjesit i është bastisur banesa ndërsa pasdite janë thirrur në SPAK teksa u është kërkuar ndjesë në lidhje me këtë ngjarje.

Artan Hoxha: Jam ne detytrim paraqitje nme eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thejshtë në mëngjes herët bastisën shtëpinë morën gjithë mjetet e punës, celularë, tabletë, lap top, usb, hardisk, kaseta, video e gjithë arshivën.

Materiale të pa publikuara të SPAK ku flitet për politikën dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirrën na kërkuan ndjesë dhe na thanë që bastisja në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës. Pra kontrolli i banesave në mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjërat..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në kremtimin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare…