Gazetarët latino-amerikanë vizituan FFK-në
08 prill 2019
| 22:36
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur të hënën dy gazetarët e njohur nga Argjentina dhe Meksika, Pablo Aro Geraldes dhe Alvaro Nanton.
Me këtë rast, kryetari Ademi i njoftoi ata për ecurinë e futbollit në Kosovë ndër vite, për të arriturat e fundit dhe për strategjinë zhvillimore.
Ndërkohë, gazetarët shprehën interesimin e tyre për rrjedhat e futbollit të Kosovës, sidomos për suksesin e arritur nga Përfaqësuesja në Ligën e Kombeve, por edhe nismën e mbarë të kualifikimeve për “Euro 2020”, si dhe për entuziazmin e madh që po mbretëron në Kosovë për futbollin.
/Epoka e re/