Gazetarët në pritje pas nëntë orë bisedime
18 mars 2023
| 19:53
Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.
Qendra mediale është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet.
Bisedimet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur nëntë orë më parë, raporton Rel.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.