Gazetarët në protestë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se do të protestojë më 3 maj në ditën ndërkombëtare të lirisë së shprehjes.
AGK-ja ka ftuar gazetarët që të marrin pjesë në një protestë që do të mbahet me 3 maj, 2018 në sheshin Zahir Pajaziti, prej orës 11:00. “Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve. AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: ‘Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes’’, thuhet në njoftimin e AGK-së.