Gazetarëve serbë të RTK-së u bëhet thirrje ta lënë punën nëse u bëhet presion
Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë u ka bërë thirrje gazetarëve të RTK-së që ta ndalojnë punën e tyre nëse kolegia e tyre Aleksandra Dogangjiq dënohet që përdori termin Kosovë e Metohi gjatë edicionit të lajmeve në programin e RTK2.
Ata thonë se të drejtat e saj do të mbrohen me të gjitha mënyrat.
Siç raportojnë mediat serbe, Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë u dërgoi një rekomandim kolegëve nga RTK-ja që ndalonin punën e tyre nëse gazetarja e RTK-së ndëshkohet.
Por drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj gazetares së RTK2, Aleksandra Dogandzic, e cila ka përdorur termin Kosovë e Metohi në programin e RTK2 gjatë kohës së dhënies së lajmeve. Dhe kjo nuk ka qenë hera e parë që e njëjta gazetare e në të njëjtin televizion Kosovës i drejtohet me këtë emërtim.
(B. D.: ‘Epoka e re’)