Gazetari amerikan i impresionuar nga mikpritja në Kosovë

17 shkurt 2019 | 20:37
  1. Në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, veç qytetarëve të vendit, në shtetin e ri erdhën edhe gazetarë të huaj për të parë nga afër këtë festë.
Madje, gazetari amerikan Nolan Peterson nga The Daily Signal përmes rrjetit të tij social është shprehur të jetë i befasuar nga mikpritja që iu bë në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

Ai ka rrëfyer se si një kamarier e qerasi me drekë dhe kafe, pikërisht për shkak se shteti i tij ka ndihmuar Kosovën, gjatë luftës në Kosovë.

“Sot në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë. Para paradës, drekova në një lokal në Prishtinë. Kur e pyeta kamerierin për kupon fiskal ai qeshi dhe më tha, “E ke nga shtëpia”.E pyta pse? . “Vendi juaj e shpëtoi timin”, më tha, “Më e pakta që mund të bëj është të t’qeras me me një darkë”, shkroi gazetari amerikan në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liburni ka mposhtur Prishtinën 01, për të fituar Kupën e…