Gazetari argjentinas: Messi rinovon me Barçën
Joan Laporta fitoi zgjedhjet për presidentin e Barcelonës dhe është rikthyer në krye të klubit katalanas pas plot 11 viteve (drejtoi klubin e njohur në periudhën 2003-2010).
Ekipi do të forcohet në merkato, pavarësisht problemeve ekonomike, teksa tifozët presin rinovimin me Leo Messin. “Pleshti” ka një lidhje të veçantë me Laportën dhe te Barcelona ka optimizëm në lidhje me rinovimin e “Pleshtit”.
Gazetari argjentinas, Maximiliano Grillo deklaron se Messi dhe babai i tij, i cili është edhe menaxheri i yllit botëror, do të takohen me presidentin Laporta ditën e hënë.
Sigurisht që do të diskutohet në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit me Barcelonën, aty ku Messi ka zhvilluar gjithë karrierën e tij. Tifozët urojnë që bisedimet të shkojnë mbarë dhe të arrihet akordi i rinovimit të vijë sa më shpejt.