Gazetari Bedri Sadiku (post mortem) dekorohet me çmimin “Naim Frashëri” nga presidenti Meta

19 shkurt 2022 | 17:32

Presidenti shqiptar Ilir Meta, ka dekoruar me me titullin me të lartë presidencial “Naim Frasheri”, (Post Mortem), gazetarin Bedri Sadiku, titull qe i dedikohet të arriturave në fushëm e kulturës dhe gazetarisë.

Këtë njoftim e ka bërë djali i tij Kushtrim Sadiku, përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sadikut:

Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta, mbreme ne nje ceremoni zyrtare dekoroi babin Bedri Sadiku (Post Mortem) me titullin me te larte presidencial “Naim Frasheri”, titull qe i dedikohet te arriturave ne fushen e kultures dhe gazetarise.

Ky titull i dhene pas vdekjes se babit, ka rendesi te madhe, sepse vlereson punen 4 dekadeshe te gazetarit Bedri Sadiku, veprimtari te cilen e zhvilloi ne Prishtine, Tirane, Shkup dhe Gjilan.

Ne emer te familjes, falenderojme te gjithe ata te cilet morren pjese ne ceremonine perkujtimore, e cila u zhvillua ne Prishtine.

Nje falenderim i vecante i dedikohet zonjes Ardita Sinani, kryetares se Presheves, e cila nominoi Luljeta Bedri Sadiku Bedri Sadikun per kete cmim.

Nje mirenjohje e larte nga e gjithe familja Sadiku i dedikohet ambasadorit Flamur Gashi, i cili pati nje kujdes te vecante, tek sa mbreme ne ceremoni ne emer te institucionit te presidences vleresoi larte  punen dhe veprimtarine e babit Bedri Sadiku.

Falenderoj Basri Musmuratin, Ylli Micin, Ilir Ajdinin, Skender Krasniqin, Lutfi Hazirin, Avni Spahiun e Ragmi Mustafen per evokimin e kujtimeve per babin.

Falenderoj kryetarin e AGK Xhemajl Rexha, i cili moderoi shkelqyeshem ceremonine perkujtimore.

Mirenjohje te gjithe kolegeve te babit nga Prishtina, Tirana e Shkupi, te cilet erdhen enkas per te nderuar Bedri Sadikun.

Falemnderit!

* Fotografite nga Fatos Zogaj

???

????

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku…