Gazetari belg: Dështoi strategjia e njëanshme e Borrelit për presion ndaj Kosovës

15 shtator 2023 | 08:26

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, theksoi se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, të enjten e bëri edhe një herë shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, “kokë turku”, për faktin se dialogu i sponsorizuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk po përparon.

“Megjithatë, është strategjia e Borrelit për të ushtruar presion në mënyrë të njëanshme ndaj Kosovës, një partner gjoja më i dobët. Aleksandër Vuçiqi, ‘Kali i Trojës’ i Putinit në Ballkan dhe ish-krahu i djathtë i kriminelit të luftës Millosheviq, mund të vazhdojë të luajë të pafajshmin”, ka shkruar Israel në rrejtin social ‘X’, i njohur më parë si ‘Twitter’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur…