Gazetari Berisha: Serbia përgjegjëse, çetnikët e Vuçiqit dhe Vulinit kryen sulme terroriste mbi Kosovën!

24 shtator 2023 | 20:32

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur sot në Leposaviq, ku ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosur kolegu i tij Alban Rashiti, nga grupet terroriste kriminale serbe.

Berisha nepërmjet postimit të tij në rrjetin social “Facebook” është shprehur se Serbia është përgjegjëse direkte për sulmin terrorist ndaj policëve të Republikës së Kosovës në veri.

Postimi i plotë i tij:

Serbia është përgjegjëse direkte për sulmin terrorist kundër Policisë së Republikës së Kosovës në Veri. Dje, sot, nesër këta çetnikë të Vuçiqit e Vulinit patjetër duhet të përballen me drejtësinë. Nuk duhet të ketë asnjë kompromis për këtë ashtu sikurse është domosdoshmëri koordinimi me NATO-n për ta mirëmenaxhuar situatën kritike të sigurisë!
Prehu në paqe Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë policit të plagosur, Alban Rashiti!
Lavdi e respekt për veprën heroike në mbrojtje të sovranitetit!??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij për…