Gazetari dhe ish ushtari i UÇK-së shoqëroi delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut në Prekaz

06 mars 2025 | 17:47

Gazetari, publicisti, ish ushtari i UÇK-së i Zonës Operative të Drenicës, Astrit Gashi, ka shoqëruar në Prekaz delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut, të prirë nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ata kanë vizituar edhe familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari.

“Sot pata nderin, së bashku me Zv/Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dhe bashkëpunëtorët e tij, të vizitojmë Prekazin Legjendar atë vend ku historia flet me zë më të fortë se fjalët. Një kënaqësi e veçantë ishte që, së bashku me Granit Osmanin, drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në RMV, Lirim Jasharin, nipin e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, nga Orizarja legjendare, si dhe me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, dhe deputetet Feride Haxhiu dhe Merita Koxhaxhiu, të kujtojmë këtë sakrificë sublime të familjës Jashari!”, ka shkruar Astrit Gashi.

Postimi i plotë i Gashit:

Adem Jashari dhe UÇK-ja nuk luftuan vetëm për një territor, por për themelin e ekzistencës sonë kombëtare. Nuk luftuan vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë. Ata sfiduan jo vetëm një pushtues, por një padrejtësi historike, duke dëshmuar një të vërtetë universale se asnjë komb nuk mund të jetojë i robëruar pa humbur shpirtin e tij.

Sot pata nderin, së bashku me Zv/Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dhe bashkëpunëtorët e tij, të vizitojmë Prekazin Legjendar atë vend ku historia flet me zë më të fortë se fjalët. Një kënaqësi e veçantë ishte që, së bashku me Granit Osmanin, drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në RMV, Lirim Jasharin, nipin e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, nga Orizarja legjendare, si dhe me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun, dhe deputetet Feride Haxhiu dhe Merita Koxhaxhiu, të kujtojmë këtë sakrificë sublime të familjës Jashari !

Sot, duke kujtuar Epopejën tonë të lavdishme, nuk përkulemi vetëm para të shkuarës, por angazhohemi për të ardhmen të mbajmë gjallë vlerat për të cilat u derdh gjaku dhe të jetojmë me dinjitetin që sakrifica e tyre na obligon.

Sot edhe miqtë nga Dardania e ndjenë veten si drenicakë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka qëndruar…