Gazetari i ‘Bild’-it reagon ndaj autorizimit të Ramës
Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se i kishte dhënë prokurën (autorizimin) avokatit gjerma, Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor kundër kësaj gazete.
Tiede i është kundërpërgjigjur në postimin e vetë kryeministrit Edi Rama në “Twitter”, duke e pyetur se përse po e akuzonte.
“Dhe pse po më akuzoni mua? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?”, ka shkruar Tiede.
Gazeta më e madhe në Evropë “Bild”, konkretisht gazetari Tiede ka publikuar një seri audio-përgjimesh të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku rezultojnë se janë regjistruar bisedat e zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama. Shpesh herë këtë zyrtarë janë regjistruar duke biseduar për zgjedhjet dhe për vota me personazhe të botës së krimit në Shqipëri.