Gazetari i ‘N1’: Serbët në veri janë të shqetësuar nga raportimet e mediave të kontrolluara nga Vuçiqi
Një konferencë e paralajmëruar për sot (e premte) nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe raportimet tendencioze të mediave pro tij, kanë shkaktuar shumë reagime.
Gazetari i mediumit të pavarur “N1”, ka raportuar se serbët në veri janë të shqetësuar nga kjo situatë.
Aktualisht, njerëzit janë të shqetësuar nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë ose nëse është një mënyrë për Serbinë që të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj asaj që, sipas pretendimeve, po bën qeveria e Kosovës dhe që nuk është në përputhje me dialogun që duhet të zgjidhë këtë çështje, ka thënë gazetari i “N1”, Nenad Bozoviq.
Siç kujton reporteri i “N1”, në muajin korrik, Lista Serbe i dërgoi një kërkesë qeverisë së Serbisë me të cilën kërkonte që policia e Kosovës të shpallet ‘organizatë terroriste’.