Gazetari i njohur nga Gjermania, Bahri Cani flet për iniciativën e Isak Nezirit
Gazetari i njohur kosovar që punon në DW, Bahri Cani ka shkruar për iniciativën e kandidatit për deputet të PDK-së, Isak Neziri për ndarjen e bursave në emrin e Leotrim Ahmetit që u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Derisa e ka ndarë edhe foton nga vizita e Isak Nezirit te busti i Leotrimit ku e ka takuar edhe nënën e të ndjerit, Cani teksa e ka radhitur këtë foto si më mbresëlënësen ka bërë thirrje që kësaj nisme të Nezirit të ju bashkohen edhe persona të tjerë.
“Ndërsa fotografia tjetër e kandidatit të PDK, bizensmenit Isak Neziri, me nënë Shukrije Ahmetin, të ëmën e Leotrimit, të cilin forcat serbe e vranë në mënyrë barbare, tregon gatishmërinë e mërgimtarëve për të ndihmuar. Historia e Leotrimit të vogël na ka tronditur të gjithëve. Ndërsa fjalët e tij që mund të lexohen pranë përmendores së Leotrimit na obligojnë të gjithëve, të punojmë më shumë për Kosovën, thotë Isak Neziri, i cili nënës Shukrije i ka premtuar se do të nisë një inciativë simbolike për ta mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit që nuk e përfundoi kurrë shkollën. “Po më duket u ngjall djali jem”, tha nënë Shukrija mes lotësh, ndërsa Neziri e njoftoi se ka vendosur të ndajë 5 bursa për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajt, me emrin e Leotrimit”, shkruhet në këtë postim.
“Ndërsa unë shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë mirë, që të ndihmojnë fëmijët dhe vendlindjen e tyre – me ndihma e investime.”, ka shkruar Cani në profilin e tij në Facebook.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka bërë të ditur se ka nisur iniciativën për ndarjen e pesë bursave për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajt. Këtë njoftim e ka bërë të ditur Neziri përmes një shkrimi në platformat e tij në rrjete sociale, duke shtuar se fton edhe afaristët tjerë që të i bashkohen kësaj iniciative.
Neziri këtë nismë të tij e ka bërë të ditur pas takimit me nënë Shukrije Ahmetin, nënën e Leotrim Ahmetit që u vra nga në moshën 7 vjeçare nga serbët më 1 shtator 1998. Në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Skenderajt, u përurua edhe statuja e tij në sheshin e Skenderajt.
Neziri ka thënë se përurimi i statujës së tij është kthyer në një thirrje të përheshme që ta duam Kosovën dhe të punojmë fort për të.
Posti: Bahri Cani – Fotografitë më mbresëlënëse… Prej fillimit të… | Facebook