Gazetari i njohur shqiptar bën deklaratën e fortë: Si votova 7 herë brenda ditës në vitin 1996

16 mars 2021 | 22:39

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e vitit 1996 ai ka votuar 7 herë brenda ditës më një letërnjoftim që e kishte marrë para viteve 90.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh gjitahstu gjatë intervistës në Abc se në Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin, ndërsa tregoi edhe një histori nga 1996 në Çorovodë.

“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.

E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari.

Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë politikës për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin” tha Artan Hoxha.

/Faxweb/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për formimin e…