Gazetari i njohur spanjoll: Mbappe ka probleme me alkoolin
17 tetor 2024
| 12:45
Gazetari Romain Molina ka dhënë një lajm të befasishëm për sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappe. Sipas tij, ylli francez po përjeton probleme serioze me shëndetin mendor. Ai pretendon se 25-vjeçari është parë shpesh duke dalë në klube nate dhe është përdorues i shpeshtë i alkoolit, gjë e pakonceptueshme për një futbollist profesionist.
Komentet e gazetarit kanë sjellë shumë reagime në rrjet, por Real Madrid ende nuk ka një reagim zyrtar. Mbappe këtë periudhë ka pasur shumë presion, sepse prej tij pritet shumë.