
Gazetari i RTK-së thotë se dikush deshi ta frikësojë duke ia vënë zjarrin shtëpisë së tij
16 mars 2023
| 19:53
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar për një zjarr tek shtëpia e tij.
Selimi ka shkruar në “Facebook” se dikush ia ka vënë flakën shtëpisë për ta frikësuar.
Sipas Selimit, nuk ia kanë arritur qëllimit.
“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, ka shkuar Selimi.