‘Gazetari’ i ‘Tanjug’-ut që po dëshmon në Speciale kishte studiuar bujqësinë dhe ishte punësuar nga pushteti i Millosheviqit
Debat interesant është duke u zhvilluar në Gjykatën Speciale në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Aty është duke dëshmuar reporteri i “Tanjug”-ut, Nebojsha Radosheviq që pretendon të jetë arrestuar në Kosovë gjatë kohës së luftës nga UÇK-ja.
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohhe gjatë marrjes në pyetje është çuditur me disa nga përgjigjet që ka nxjerr nga dëshmitari në fjalë.
I njëjti, nuk kishte kryer fakultetin e gazetarisë. Madje as nuk kishte studiuar për të. Kishte studiuar për histori e bujqësi dhe nuk kishte përfunduar studimet. I ishte bashkuar ushtrisë në vitin 1986 për të kryer shërbimin.
Kjo e ka çuditur avokatin Keohe, i cili ka vënë në dukje dhe në pah faktin se “Tanjug”-u ka qenë agjenci shtetërore e lajmeve, që i bie se qeveria e Slobodan Millosheviqit kishte ndikim direkt aty.
Madje si udhëheqës i “Tanjug”-ut, Keohe ka cituar se ishte përzgjedhur një përkrahës i Millosheviqit.
Më tutje, avokati është shprehur i çuditur se si Agjencia shtetërore e lajmeve serbe, punëson në person që nuk ka përvojë e madje as nuk ka studiuar për gazetari për të shkruar për ngjarje nga lufta.