Gazetari italian: Juve shkarkon Pirlon

24 maj 2021 | 19:54

Kualifikimi në Champions League , mund të mos jetë i mjaftueshëm për Andra Pirlon që të vijojë aventurën me Juventusin.

Gazetari i Top Calcio 24, Matteo Caronni ka publikuar një lajm të bujshëm së fundmi.

“Kanë ardhur zëra nga Torino për shkarkimin e Andrea Pirlos. Jemi në pritje të konfirmimit, por duket se i është komunikuar se nuk do të jetë më trajneri i Juventus sezonin e ardhshëm”, raportohet  në Twitter.

Dy emrat që janë përmendur më shumë në javët e fundit si pasardhës të mundshëm të Pirlos te bardhezinjtë janë Allegri dhe Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është…