Gazetari Kurhasku falënderon zotin dhe mjekët që ia shpëtuan jetën

23 prill 2022 | 20:41

Gazetari nga Gjakova, Musa Kurhasku ka falënderuar stafin mjekësor të klinikës kardio-invazive në krye me kardiologun Basri Sejdiun dhe stafin e tij si dhe krejt mjekët e QKUK-së, në Prishtinë dhe mjekët e Spitalit të Gjakovës.

Këtë falënderim, Kurhaskue ka bërë përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurhaskut:

Forca që përmban në vetvete është mirënjohja dhe falenderimi. Keto janë te predikuara edhe nga Profeti Muhamed duke thënë se “mirënjohja” për atë që keni është siguria më e madhe për vijueshmërinë e saj edhe në të ardhmen”. Kurse Jezu Krishti, përpara se të bënte mrekullitë e tij, thoshte gjithmonë: “Faleminderit”. Edhe unë u thash, e ju themë, “Faliminderit Zotit, përsonelit mjekesore e në veqanti tre djemve dhe vajzës time”.!

Dhe pas intervenimit, i putha duart e mjekëve ju thash jeni te bekuar. Ndersa, Zotit i dërgova  puthjet me dorë dhe fëmijët u mundova t’i ngrohë me perqafim e shtrengim dashurie.

Kurr nuk kam dashur pasuri!!!

Per lirinë e vendit kam luftu e jam angazhu. Dhe, vetem për shendetin, për femijet dhe shoqerinë që kam kerku.

– Jam me gjithë shpirt mirënjohës për mjekët, infermieret dhe gjithë stafin e shëndetësisë ne Gjakovë e Prishtinë, të cilët me përkushtim e vetmohim u angazhuan të më shpëtojnë jetën me datën 13 e 14 prill. Në mënyrë të veçantë për mjekët dhe specialistët e QKUK- reparti kardio-invaziv në krye me  dr. Basri Sejdiu – kardiolog invaziv. Asistentet, inf. Fahri Bahtiri,

Inf. Behgjet Gashi, Dr. Fahri Bakiri, dr. Arbnor Morina, dr. Artan Krasniqi.

Mjeket profesionistë të qytetit tim të Repartit të njësisë koronare dr. Galina Berisha dhe Emergjencës dr. Kristë Komoni.

– Falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata që më shprehen urimet më të përzemërta për shëndetin tim.

Koha përherë ka qenë e është të shprehim  besueshmërinë, shpresën, sigurinë, qetësinë ndaj njerzve të shëndetësisë.

– Unë jam shumë i lumtur dhe mirënjohës  njerëzve te institucioneve të vendit tim për masat progresive që marrin dita ditës për të zbutur efektet e kësaj sëmundje të vështirë dhe për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

Me këtë përkushtim, vendi im tregoi mirënjohjen më të vlefshme për gjitha sakrificat dhe dashurine që i’a kushtova dhe i’a kushtoj vendit tim.

Një këshillë për spektrin politik: “Mbani duar larg nga mjekësia”. “Janë ata që shpëtojnë jetë, duke mohuar jeten e vet”.

Me qasje profesionale, korrekte dhe kujdes të pakushtëzuar, çdo ditë lehtësojnë sfidat tona jetësore e shëndetësore.

Faleminderit edhe një herë të gjithëve.

Unë jam përsëri në këmbë e i angazhuar! Ju dua të gjithëve!

Musa Kurhasku, gazetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu më fitore bindëse ka kaluar në finalen e madhe.…