Gazetari maqedonas e vë në siklet Vuçiqin, i kërkon të përgjigjet në gjuhën shqipe
21 dhjetor 2021
| 14:57
Gjatë konferencës për media të tre liderëve, pas takimit në kuadër të “Ballkanit të hapur” ka pasur edhe disa momente interesante, që kanë ndodhur gjatë pyetjeve të gazetarëve.
Një ndër to, ishte edhe momenti kur gazetari maqedonas i kërkon Vuçiqit, që t’i përgjigjet në shqip.
Krejt kjo ka nisur nga një pyetje e gazetari drejtuar presidentit serb, derisa ky i fundit e pyet gazetarin se në cilën gjuhë t’i përgjigjet, anglisht apo serbisht.
Gazetari ia kthen: Në shqip përgjigju.
Vuçiqi, i përgjigjet shpejtë duke i thënë se nuk e di shqipen, mirëpo do ta mësojë shpejt, përcjell “Alsat-M”..