Gazetari nga Shqipëria thotë se Osmani e Rama kanë rikthyer ‘luftën e ftohtë’: Asnjë foto me njëri-tjetrin

08 nëntor 2024 | 10:55

Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka shkruar një status interesant, në të cilin ka komentuar takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë, ku morën pjesë edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mulosmani ka shkruar se Osmani e Rama e kanë rikthyer “luftën e ftohtë”.

Tutje, ai ka shkruar se asnjëri nuk ka publikuar fotografi me tjetrin.

“Vjosa dhe Rama e paskan kthyer edhe nje here “luften e ftohte” 🙂. Asnje foto me njeri tjetrin nderkohe qe kane me shumicen e lidereve politike evropiane” ka shkruar Mulsomani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, kanë bërë që…