Gazetari përdori gjak derri për të inskenuar vdekjen
31 maj 2018
| 19:08
Gazetari rus, Arkadij Babçenko ka dhënë sot detaje rreth inskenimit të vrasjes së tij në Kiev, duke thënë se ka përdorur gjakun e derrit dhe shërbimet e grimerëve.
Ai tha se është dërguar me autoambulancë në morg nga vendi i ‘vrasjes’, prej nga doli dhe nisi të përcjellë lajmet.
Mediat botërore publikuan lajmin për vrasjen e t kritikut të ashpër rus ndaj presidentit Vladimir Putin, dhe një ditë më vonë u lajmërua duke thënë se është shëndosh e mirë në një konferencë për media, duke thënë se vdekjen e tij e inskenuan shërbimet e sigurisë ukrainase për të parandaluar skenarin që do të kishte për qëllim vrasjen e tij.
Kievi të martën njoftoi se Babçenko u vra jo shumë larg banesës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.