Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

31 janar 2025 | 08:18

Gazetari serb Radomir Dimiq komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, duke theksuar se protestat masive që kanë shpërthyer tash e disa muaj janë një kërkesë për ndryshime thelbësore dhe nuk mund të ndalen vetëm me dorëheqjen e figurave politike si, kryeministrit Millosh Vuçeviq.

Dimiq e krahasoi dorëheqjen e Vuçeviqit me një akt viktimizimi, duke thënë se ky veprim ishte thjesht një manovër për të blerë kohë dhe për të qetësuar protestat e studentëve.

“Serbia është zgjuar prej anestezionit dhe hibernacionit. Dhe se Vuçeviq ka dhënë dorëheqje, por ka dhenë si një capë i viktimizuar. Mendoj që protestat nuk ndalen. Nuk ndalen edhe pas viktimizimit të disa figurave politike. Sepse protestuesit janë tani vetëm një hap larg prej drejtësisë. Për të cilën po luftojnë që dy muaj”.

Ai thotë thirrja e Vuçiqit për dialog është vetëm blerje e kohës për tu qetësuar dhe dobësuar protestat e studentëve.

“Studentët nuk kanë kërkuar ‘kokën’ e Vuçiqit, por kanë kërkuar ndryshime strukturale shoqërore, demokratike dhe sistematike. Sepse në Serbi nuk ka demokraci dhe e kemi shkeljen. Institucionet në Serbi i ka uzurpuar Vuçiq. Pra Vuçeviqi është vetëm një faqe kozmetike. Në pyetje është se qysh me i qetësua protestat dhe qysh të dobësohen ato, të cilat shumë e më shumë janë duke i përkrahur krejt qytetarët e Serbisë”, ka thënë Dimiq në Debat Plus.

Gazetari theksoi se pas dorëheqjes së Vuçeviqit, protestat nuk do të ndalen, pasi ato janë një pjesë e një lëvizje më të madhe që po kërkon transformime shoqërore dhe demokratike në Serbi.

Në këtë linjë, ai kritikoi opozitën serbe për atë që e konsideroi si një bashkëpunim të dëmshëm me ata që ofrojnë më shumë para.

“Studentët asnjëherë nuk ia kanë lejuar të afrohen afër energjisë së pastër të studentëve. Sepse shumë herë opozita e Serbisë e ka treguar vetën sikurse një prostitutë, e cila shkon e hynë në makinë me ata që i jep më shumë para”, ka shtuar Dimiq.

Dimiq gjithashtu bëri një paralelizëm me zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se politika e Vuçiqit po përpiqet të favorizojë vetëm një subjekt politik – Listën Serbe – e cila, sipas tij, është një pengesë për zhvillimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Krahas kësaj, Dimqi nuk e ka komentuar shumë deklarimin e kryeministrit Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”.

Ai kritikoi politikën e Beogradit, e cila synon të ndikojë në proceset zgjedhore në Kosovë.

“Kam një përshtypje se edhe në Serbi po mbahen zgjedhje sikur në Kosovë, pasi që ato (zgjedhjet e Kosovës) po komentohen gjerë e gjatë edhe në Serbi. Sa i përket dorëheqjeve në Serbi, nuk mund të komentoj më shumë se atë që e ka thënë kryeministri Kurti. Besoj që edhe ky në kohën e fundit që po manifestohet janë disa tentime nga Serbia, ku janë në pyetje edhe zgjedhjet e Kosovës. (Serbia) po përzihet”.

“Në pyetje është qëllimi i politikës së Aleksandar Vuçiq, të favorizohet vetëm një subjekt politik. Dhe ky subjekt politik quhet Lista Serbe. Është kanceri i qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Një shembull: para disa dite erdhi vendimi në Qeverinë e Serbisë që të mbështeten nga 170 euro për 5 mijë qytetarë të Kosovës, që ta votojnë një listë, që quhet Lista Serbe. Që vepron kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Dimiq. /Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është gjobitur nga Paneli Zgjedhor…