Gazetari serb në Hagë e përmend Thaçin: Ka një përgjim të tij me Demaçin ku flasin për lirimin tonë
Gazetari serb që është dëshmitari 28 në Hagë, Nebojsha Radosheviq, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai ka folur për një përgjim në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit për lirimin e tij dhe gazetarit tjetër serb.
Pjesë nga dëshmia e Radosheviqit:
Prokurori: Z. Dobriçiq a iu ka treguar ndonjë gjë për të shkuarën e tij?
Dëshmitari: Unë di vetëm që ishte fotoreporter pranë Tanjug-ut. Thjeshtë duhet të punonim bashkë. Edhe kësaj here kur shkuam në Kosovë po prisnim Walkerin. Ata asnjëherë nuk erdhëm dhe morëm rrugë tjetër se ai donte të bënte fotografi sepse kishte pasur disa të shtëna përpara.
Prokurori: A keni qenë në veprimtari spiunazhi?
Dëshmitari: Jo.
Prokurori: A patët shansin të flisnit me ndonjë person nga ushtria jugosllave që kishte informacion për ndalimin tuaj?
Dëshmitari: Në dhjetor apo janar 1998-1999, kur u lirova, qëndrova për pak kohë në Prishtinë. Më pas ish e dashura ime dhe tashmë gruaja ime udhëtuam. Demaçi i tha Thaçit më mirë t’i lirojmë këta gazetarët sepse po në bëjnë shumë trysni dhe Thaçi u përgjigj: do t’i liroj kur të vendosi unë për t’i liruar unë, e jo kur të më tregosh ti. Këtë kam dëgjuar në lidhje me këtë. E kisha kushëri, ishte me pozitë të lartë, ai dinte këto informacione.
Prokurori: A iu tha jo që kjo ishte bisedë e Thaçit me Demaçin duke qenë fizikisht pranë njëri-tjetrit apo me telefon? Si kishte ndodhur kjo bisedë?
Dëshmitari: Është bërë një përgjim i një bisede telefonike ku Thaçi u përgjigj se do të na lironte kur të vendoste ai e jo kur t’i thoshte Demaçi. Përgjim nënkupton thirrje telefonike. /Nacionale