Gazetari serb sulmohet te Liqeni i Ujmanit, arrestohet e lirohet bashkëkombësi i tij

27 qershor 2023 | 10:06

Një gazetar serb ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një mashkull i nacionalitetit serb gjatë kohës sa ishte duke bërë fotografi te Liqeni i Ujmanit.

Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës.

I dyshuari është arrestuar nga policia por, më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për Podgoricë.…