Gazetari shqiptar bëhet për spital, rrezikon të humb krahun
27 qershor 2022
| 22:08
Gazetari Arjan Konomi ka pësuar një aksident teksa po qëndron në Jordani.
Si pasojë, ai iu nënshtrua një operacioni emergjent. Operacioni u krye në një nga spitalet e Jordanisë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videoje në rrjete sociale.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira, dua të ndaj me ju një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Ammanit. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim, të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem”.
Nuk di çka t’ju them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, thotë ai. /abcnews