Gazetari spanjoll: Spanja ta njohë së pari Kosovën, pastaj Palestinën
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, ka bërë me dije se Spanja është e gatshme ta njohë Palestinën si shtet.
Duke marrë këtë shkak këtë deklaratë, ka reaguar opinionisti Guillem Pursals.
Ai me anë të një shkrimi ka kërkuar nga kryeministri Sanchez, që së pari ta marrë në konsideratë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Nëse është urgjente, siç tha Sanchez, njohja e Palestinës, ne duhet ta njohim Kosovën”.
“Spanja është një nga shtetet e pakta evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pjesa tjetër janë: Rumania, Moldavia, Sllovakia, Greqia, Serbia, Qipro dhe Bosnje-Hercegovina. Kjo e fundit sepse minoriteti serb po e bllokon njohjen”, shkruan gazeta “El Indenpendiente”.
Pursals ka shkruar se “kur Spanja po avokon që Palestina të jetë pjesë e OKB-së, po e thellon kontraditën me mosnjohjen e Kosovës”.
“Ka një kontradiktë të rëndësishme në pozicionin spanjoll, ashtu si në atë të Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova është pjesë e zonës Shengen dhe, për rrjedhojë, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë nëpër të gjitha shtetet e nënshkruara në të njëjtin traktat të lëvizjes së lirë, pavarësisht se nuk është Bashkimit Evropian, sikur edhe pjesa tjetër e shteteve ballkanike, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë të gjitha të njohura ndërkombëtarisht. Kështu, fakti që Spanja avokon që Palestina të jetë në Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur, thellon edhe më shumë kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës”, është thënë në në artikullin e publikuar nga gazeta “El Indenpendiente”.