Gazetari turk dënohet me mbi 300 vjet burgim

05 dhjetor 2022 | 11:50

Një gazetar i shquar turk, i cili është akuzuar për shpifje ndaj një grupi radikal të lidhur me Al-Kaedën, që ka mbështetur Osama bin Ladenin dhe ka bërë thirrje për xhihad të armatosur dhe prerjen e kokës së amerikanëve është dënuar me gati 300 vjet burgim.

Hidayet Karaca drejtonte rrjetin e madh televiziv “Samanyolu”, i cili transmetonte mbulim kritik ndaj qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan përpara burgosjes së paligjshme në dhjetor 2014, një veprim që është përshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si i motivuar politikisht. Më 4 qershor 2022 gazetari është dënuar me 297 vjet e nëntë muaj në përfundim të një gjyqi të nisur nga qeveria.

Sipas vendimit, të datës 22 nëntor 2022 dhe të lëshuar nga Gjyqësia e 3-të e Përmbarimit Penal të Stambollit, gazetari duhet të vuajë gjithsej 318 vjet e pesë muaj burgim kur i shtohet dënimi i tij nga një tjetër rast në vitin 2015.

Karaca është mbajtur në burg për një vit e gjysmë para se prokurori publik të ngrinte akuza kundër tij në një aktakuzë të ngritur më 22 korrik 2016. Gjykimi i tij ka përfunduar këtë vit me një dënim.

Çështja është nisur pasi qeveria e Erdoganit ka pretenduar se grupi xhihadist turk Tahşiyeciler, i udhëhequr nga Mollah Muhammed (i njohur ndryshe si Mullah Muhammed el-Kesri – emri i vërtetë Mehmet Dogan), ishte njollosur në një serial televiziv të transmetuar nga “Samanyolu TV” dhe se Karaca ishte përgjegjës për të.

Mollah Muhammed dhe bashkëpunëtorët e tij janë përballur me një goditje në vitin 2010 dhe janë paditur me akuza kundër terrorizmit pasi policia ka arritur ti në përfundimin se grupi, i monitoruar që nga viti 2000 nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, po bëhej gati të kryente sulme terroriste. Gjatë bastisjeve, policia ka zbuluar tri granata dore, një bombë tymuese, shtatë pistoleta, 18 pushkë gjuetie, pjesë elektronike për eksploziv, thika dhe një sasi të madhe municionesh në shtëpitë e të dyshuarve. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i…