Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e zërit (video)
Një gazetar turk ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit, ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte.
Lidhur me këtë ngjarje “Bashkimi i Gazetarëve në Turqi” dënoi incidentin.
“Ne e dënojmë sjelljen e keqe të gazetarit Muharrem Sarıkaya kundër teknikut të zërit, Ahmet Demiri. Presim një falje nga gazetari Sarikaya” , është thënë në reagim.
Më vonë gazetari kërkoi falje për veprimin e tij, megjithatë tekniku nuk është tërhequr, ai ka deklaruar se do bëjë padi kundër gazetarit.
Megjithatë, disa përdorues të Twitter-it në postimet e tyre thanë se kërkimi i faljes nga ana e tij nuk ishte e mjaftueshme, duke thënë se ai duhet të përjashtohet nga profesioni.
Pak më vonë u njoftua se media ku gazetari punonte i dha fund bashkëpunimit me gazetarin.
Gazeteci tokatlayan Muharrem Sarıkaya istifa etti
▪️İHA Gaziantep kameramanı Ahmet Demir'e tokat attığı görüntüleriyle büyük tepki toplayan Ciner Medya Grubu Ankara Temsilcisi Muharrem Sarıkaya görevinden istifa etti. https://t.co/HmbS69za5D
— EHA MEDYA (@eha_medya) December 20, 2021