Gazetari viziton liderët e UÇK-së në Hagë: Thaçi e nisi bisedën me fjalën e tij të famshme ‘edhe…’

12 qershor 2022 | 14:34

Gazetari Bashmir Xhemaj, e ka përshkruar në detaje vizitën që ua ka bërë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka rrëfyer se Hashim Thaçi, Rexhepi e Selimi, duken në humor të mirë, të mbajtur, të palestruar e me shumë batuta.

Gazetari ka thënë se ish-presidenti Thaçi e ka nisur i bisedën me “edhe”, ashtu siç shfaqej në konferenca për shtyp në të kaluarën.

Gazetari Xhemaj, e ka përshkruar rrugën e vështirë derisa ka arritur bashkë me grupin në Hagë, nga ku thotë se shëmtia e vetme e Hagës janë ndërtesat e mbrojtura me rrethoja hekurash të lartë e tela gjembash, të ngritur prej vitesh aty.

“Krejt të veçantë në mënyrën e tyre, pa humbur sensin e humorit e as moralin, një nga një vijnë Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. S’ka protokoll. Shokët duken në humor të mirë, të mbajtur e palestruar, e, siç nuk e imagjinon, me shumë batuta. Reagimi i tyre plotë energji e sjellje me pozitivitet, na largon fytyrat e ngrysura dhe të folmen tonë me gjysmë zë”.

“Presidenti Hashim Thaçi, me humorin që ia njohim prej konferencave për media e fushatave në terren, na shfaqet i njëjti. ‘Edhe …’ është shprehja që e rikthen gjallërinë e dhomës teksa përplasë duart. Nuk i shpëton asgjë shikimit të tij të mprehtë e kthjelltësisë së mendjes. I mbajtur në formë të mirë, edhe ai, si Kadriu, pyet e interesohet për miqtë e përbashkët. Megjithëse pa asnjë funksion, aty ndjehet pesha e njerëzve që kanë bartur mbi supe epoka të lavdisë e historisë tonë”, ka shkruar Xhemaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se disa njerëz…