Gazetari vret veten pasi del nga burgu

09 janar 2023 | 08:53

Një gazetar ka bërë vetëvrasje pas lirimit nga burgu. Për vdekjen e 36 -vjeçarit Mohsen Jafari-Rad njoftoi kolegu i tij Hoshang Golmakani.

“Vetëvrasje pas lirisë. Para disa javësh, gjatë trazirave në Karaj, Moshen u arrestua rrugës për në shtëpinë e tij, më pas u lirua”.

Sipas BBC, ky nuk është rasti i parë i vetëvrasjes pas lirimit nga burgjet iraniane. Dhe gjithnjë e më shumë analistë flasin për “vdekje të dyshimta” .

Golmakani ka raportuar se kolegu ka vrarë veten duke marrë disa pilula.

Ai kishte qenë në burg për dy javë pas arrestimit pranë Teheranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin…