Gazetari ‘zbërthen’ të shkuarën e Fatonit: Pastronte gjakun e shqiptarëve në burgje
Gazetari nga Kosova Arsim Lani ka nxjerrë të tjera detaje nga jeta e Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia në Serbi, pas dyshimeve se ai ishte autori i ekzekutimit të një efektivi serb.
Në një lidhje për emisionin “Review” në Euronews Albania, Lani tha se në vitet 2000, kur Fatoni ishte 15-vjeç dhe vuante dënimin për vrasjen e një ushtari rus, ai është keqtrajtuar në burgje dhe është dhunuar barbarisht.
Lani tha gjithashtu se Fatoni është detyruar që të pastronte gjakun e shqiptarëve të masakruar nga serbët në bodrumet e burgjeve.
Sipas gazetarit, kanë qenë këto arsyet që kanë ndikuar në personalitetin e Fatonit dhe që kanë bër që ai të bëhej ai që ishte sot.
“Pasi u dënua për vrasjen e një ushtari rus në moshën 15-vjeçare me 5 vite burg, aty ka filluar edhe vuajtja e tij. Hajrizi nëpër burgjet që menaxhoheshin nga administrata e UMNIK-ut, ai është mbajtur në një qendër paraburgimi të Mitrovicës së Veriut, ku kishte edhe konture të nacionalitetit serb.
Aty ka filluar vuajtja e tij, ku ka qëndruar me kriminelët më të mëdhenj të asaj kohe. Ka nisur krijimi i profilit të tij që më pas do të kryente sërish vrasje. Kam komunikuar me të edhe disa orë para se ai të vriste policin në Serbi. Me bekimin e autoritetit të burgjeve të asaj kohe, ai është dhunuar nga autoritetet e burgut, të cilët i kanë futur persona në dhomën e dënimit për ta dhunuar.
Diçka që më ka bërë përshtypje në vitin 2000, ku autoritetet e burgut të monitoruara nga UMNIK, e kanë detyruar Fatonin që të pastronte bodrumet e ndërtesës së burgut, që kanë qenë të mbushura me gjak të shqiptarëve, që serbët kanë kryer krime ndaj tyre gjatë kohës së luftës.
Fatoni si 16-vjeçar në bodrumet e burgut të Mitrovicës ka pastruar gjakun e shqiptarëve atje. Më pas atje kanë vazhduar edhe tortura të tjera. Fatoni më ka thënë ‘mua kriminel më ka bërë burgu’”, tha Lani.