Gazetarja amerikane tregon kërkesën e çuditshme që i bëri Parashqevi Simaku

24 dhjetor 2024 | 22:31

Tv amerikan në Nju Jork, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull ku e cilëson këtë histori si ‘mrekulli’.

“Abc7” raporton sesi ajo video u kthye në një histori ndërkombëtare dhe e lidhi Parashqevi Simakun me Shqipërinë, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.

Programi “On your side” në kanalin amerikan ABC 7 ishte duke ndjekur një akt bamirësie në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork ku disa të pastrehëve po iu shpërndaheshin çanta shpine me dhurata.

Secila çantë kishte një shënim të shkruar me shkrim dore nga një fëmijë. Njërën prej këtyre çantave të shkruar nga Ella e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.

Gazetarja Nina Pineda, e cila bëri kronikën, foli në studio e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare.

Ajo tregoi edhe kërkesën që vetë Parashqevia i kishte bërë:

“Këngëtarja dhe kantautorja tha se po ndihet më mirë dhe se komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë. Ajo më pyeti, nëse e kemi gjetur vajzën e vogël që shkroi shënimin në atë çantë shpine ku emri i saj ishte Ella. Në shënim shkruhej: “Pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat, kujto se ka shpresë dhe njerëz që janë aty duke të mbështetur në çdo hap të udhëtimit”, tregon gazetarja, mesazhin domethënës që i parapriu asaj që i ndodhi Parashqevisë.

“Eleganca e saj më bëri përshtypje”/ Gazetarja e “ABC 7” rrëfen si e gjeti Parashqevi Simakun në stacionin e trenit

Një akt i thjeshtë dashamirësie, që u kthye në histori ndërkombëtare. ABC 7, që publikoi videon e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma, raporton historinë e ikonës së muzikës shqiptare.

Gazetarja Nina Pineda rrëfen se si në 10 dhjetor, me ekipin e televizionit ndoqën një grup fëmijësh duke shpërndarë ndihma për njerëz të pastrehë.

Një dhuratë e thjeshtë që gëzoi zemrën e Simakut. Eleganca e saj më bëri përshtypje, pohon gazetarja, që shton se gjithçka ndodhi më pas quhet mrekulli. Kjo video e shkurtër mjaftoi që njerëzit në Shqipëri ta njihnin menjëherë.

Parashqevi Simaku është këngëtare dhe aktore, një thesar kombëtar për Shqipërinë, thotë ABC 7. Komuniteti shqiptar në SHBA u solidarizua menjëherë, duke ndihmuar Simakun të largohej nga Penn Station brenda dy ditëve, të rinisë jetën e saj dhe t’i rikthehet muzikës pas gati dy dekadash.

Kronika e plotë e ABC7:

Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.

Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë.

Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju Jorkut pasi ajo mori një nga dhuratat.

Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorën e një fëmije, me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur “Vetëm Dashuri e Bekime”.

Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti i videos.

Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare. “Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Erbel Bale.

Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun. Ajo kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur Parashqevia niste karrierën e saj.

Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.

Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.

“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova”. Ilirjani i ofroi t’i blinte Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.

“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha u kthye. Bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bubukurShkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”

Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më e mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët të…